Liverpool është thjeshtë perfekt në këtë start të Premier League. Kampionët në fuqi mbeten sërish favorit absolut, këtë e konfirmuan edhe një herë teksa thyen pastër 0-2 në transfertë Chelsea. Blutë shpenzuan milion në merkato pikërisht për ti dhënë fund dominimit të “The Reds” por në fushë djemtë e Jurgen Klopp vijojnë të jenë fitues.

Londinezët e mbyllën pjesën e parë me një lojtarë më pak pas daljes me karton të Christensen ndërsa në fraksionin e dytë, Klopp hodhi menjëherë në fushë transferimin më të bujshëm Thiago Alacantara, impakti i ish futbollistit të Bayern ishte i menjëhershëm. Sado Mane kaloi Liverpool në avantazh në minutën e 50-të ndërsa katër minuta më pas përfitoi nga një gafe e rëndë e portierit Kepa për të dyfishuar shifrat. Kjo ishte një ditë jo për Chelsea që shpërdoruan edhe një 11-metërësh.

Rikthehet tek fitorja Tottenham dhe këtë e bën me goleadë 2-5 në transfertë përballë Southampton. Jose Mourinho përkëdhel edhe një herë koreanin Son, autori një ndeshje të “çmendur” ku realizoi katër gola. “Gjelat” e gjetën vetën në vështirësi teksa në minutën e 32-të Ings kaloi vendasit në avantazh. Në fundin e pjesës së parë Son barazoi shifrat në 1-1. Pjesa e dytë ishte një show personal i sulmuesit korean i cili gjeti rrugën e rrjetës dhe tre herë të tjera. Për të kompletuar “manitën” e londinezëve mendoi kapiteni Harry Kane.

Zhgënjen në mënyrë të pabesueshme Man.United, me dy humbje në dy ndeshjet e para, Crystal Palace mposhti “djajtë e kuq” në shtëpi me rezultatin 1-3. Pas dy javë të para, Premier League udhëhiqet më pikë të plota nga Leiceter, Everon, Arsenal, Liverpool dhe Crystal Palace.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb