Një makinë është përfshirë nga zjarri mbrëmë në Krujë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Brret në Krujë.

Mësohet se mjeti tip ‘Mercedez Benz’ me targë AB 938 CI, në pronësi të shtetasit F.Rama, në të cilën udhëtonin 4 persona ka marrë flake në ecje dhe si pasojë e flakëve është djegur totalisht dhe pse ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qenë e menjëhershme.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi personat që udhëtonin në të, kanë konstatuar flakët dhe kanë braktisur mjetin në kohë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: