Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore,konkretisht në Aberdeen Place.

Rreth 100 zjarrfikës me 15 automjete po punojnë në vendngjarje.  Sipas mediave britanike, flakët janë përhapur edhe në një ndërtesë fqinje.

“Ky është një zjarr shumë i dukshëm, që prodhon shumë tym. Banorëve u këshillohet që t’i mbajnë dritaret dhe dyert e mbyllura dhe të shmangin zonën, kur është e mundur”. tha komandanti i stacionit të zjarrfikësve Paul Morgan.

Nuk dihen arsyet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Kjo vjen një muaj pasi Heathrow u mbyll pas një zjarri në një nënstacion elektrik aty pranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb