Një makinë është shkrumbuar sot në Rrugën e Arbrit. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Enver Doçi, makina është djegur totalisht. Ngjarja ka ndodhur afër By-Passit e Murrizit në fshatin Xibër-Murrizë.

Nga të dhënat mësohet se automjeti tip ‘Audi’ ka marrë flakë në një zonë malore. Burime nga vendi ngjarjes thanë se brenda mjetit nuk ka patur asnjë person pasi fatmirësisht kanë arritur të dalin.

Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes në fjalë dhe shkaqeve që shkaktuan zjarrin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb