Kanë vijuar debatet në emisionin ‘Open’ ku u fol për punën e vështirë që bëjnë forcat e ushtrisë sa i takon fikjes së zjarreve. Gazetari Armand Bajrami tha se ushtria përfundon duke ngrënë buke me djathë e domate duke fikur zjarrin.

Kaq mjaftoi që të ndërhynte ministri Niko Peleshi dhe të thoshte se kjo ishte ofendim për ushtrinë.

DEBATI
Bajrami: Ushtarët Përfundojnë duke ngrënë bukë me djathë e domate duke fikur zjarrin
Peleshi: Kjo është e shëmtuar, kjo që thoni ju. Mund të ofendoni ushtrinë e këtij vendi
Bajrami: Nuk ofendoj asnjë njeri.
Peleshi: Ata luftojnë dhe punojnë aty
Prençi: Zoti ministër je mjeshtër me propagandë
Peleshi: Nuk dua …se mbase duket sikur flas gjatë. Një fjali vetëm për dinjitetin e ushtarakëve. Dikush aty tha; ‘hanë bukë me domate’. Këtë se pranoj, se jam ministër i Mbrojtjes së republikës së Shqipërisë.
Lala: Ne kemi qenë aty. Kemi qëndruar aty me ata.

Bajrami: E kemi bërë diferencën edhe si trajtoheshin, dhe çfarë veshjesh e ushqime kishin. I kemi pashqyrtuar që të gjitha.
Peleshi: Ju keni të drejtë të bëni diferencën tuaj. Ju thoni se si fiket zjarri? Ku e dini ju se si përdoret lopata. Zonjës Lala duhet t’i përgjigjem. Nëse bëni ju një batutë për bukë me domate, unë si ministër do flas. Unë bëj agrumet. Nuk është e vërtetë se forcat e armatosura janë më të varfra në NATO. Me rritjen 30% bëhemi ushtria me pagat më të larta, në mos nga më të lartat në gjithë vendet e rajonit.

Lala: Po si do shkoj ushtari me duar në xhepa të fikë zjarrin?
i kemi pajisjet. Ku janë helikopterët?
Peleshi: O klodiana…ju lutem. Ti ke të drejtën që ta tërheqësh diskutimin aty ku do. Nuk të shmange. Po patjetër po, lidhim kontrata dhe me palët e tjera. Kontratën e fundit e kemi bërë vitin e kaluar. pasi me atë kompani lanë lidhur kontratën dhe keni ça fatura pa paguar. Ne kontraktuam edhe kompani private,
Prencci: Zoti ministër, si ka faturat zoti Prençi.
Peleshi: Mirë mo mirë…s’e kam me ju fare. E kam me zonjën Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb