Pas pak minutash do të luhet finalja e madhe e Europa League mes Frankfurt dhe Rangers. Dita ka qenë tejet e ngjeshur për tifozët e të dy skuadrave, që kanë preferuar të bëjnë shëtitje nëpër qytetin e Sevillias, vend ku do luhet sfida.
Jo gjithçka ka shkuar mirë, pasi siç shihet në video, ka patur përplasje. Tifozët kanë filluar duke goditur njëri tjetrin me gjithçka që u gjindej para, duke shkaktuar një kaos të vërtetë.
Ardhja e Policisë ka qetësuar situatën, por ishte tepër vonë, pasi sherri kishte disa minuta që kishte filluar. Më poshtë keni pamjet.
(BalkanWeb)