SHKUP – Mediat në Shkup kanë publikuar videot, ku kryeministri Gruevski dhe lideri opozitar Zaev flasin për materialet e ashtuquajtura “bomba”. Portali “Ina” ka publikuar video ku Gruevski dhe lideri opozitar Zoran Zaev bisedojnë rreth kësaj teme në zyrën e kryeministrit. Lideri i LSDM­së, shantazhon Gruevskin se posedon të ashtuquajturat ‘bombat’ që kanë të bëjnë me dëshmi dhe materiale skandaloze gjatë pushtetit të tij.
Gruevski dhe Zaev diskutojnë për materialet, për të cilët thuhet se janë siguruar nga të huajt, duke nënkuptuar shërbime të huaja. Por biseda nuk qartësohet deri në fund.
Videoja mban datën 14 shtator 2014, ndërsa nuk mund të identifikohet ora e xhirimit.
Ja se çfarë bisedojnë ata:
Gruevski: Ti më thua se këtë ta kanë dhënë të huaj ?
Zaev: Po të huaj, pra… të huaj.
Gruevski: Shërbim i huaj ?
Zaev: Shërbim i huaj… që normal nuk është nga vendet fqinje… por më larg.. shërbim i huaj.
Gruevski: Mirë.. Ti je parë më shumë herë me ta, dhe je bindur se është
ashtu ?
Zaev: Po, po, jam bindur…
Gruevski: Prit tani, ti thua se nuk e ke xhiruar këtë, dhe se ta kanë dhënë? Të
huajt ta kanë dhënë ?
Zaev: Ashtu pra..
Gruevski: Të huajt ti kanë dhënë. Të huajt mund të kenë qëllime dhe motive
të ndryshme. Ndoshta ndonjë prej tyre ka xhiruar dhe se këtë e ka arritur
përmes teknikave apo teknologjisë..
Zaev: Po ka variante të ndryshme, mundet, ashtu ashtu …
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: