Si pasojë e zjarrit në Krastë të Krujës janë djegur mbi 50 hektarë pyje me pisha, shkurre si edhe pemë të tjera.

Mësohet se për shuarjen e kësaj vatre gjigante janë angazhuar vetëm dy grupe të forcave zjarrfikëse të Krujës të cilët e kanë të pamundur të bëjnë lokalizimin e flakëve për shkak se vatra e zjarrit ka një shtrirje të madhe.

Përhapja e flakëve ka përfshirë sipërfaqe të mëdha, ndërsa zjarri po shkrumbon pyje e po përparon në drejtim të ish repartit ushtarak ( ish baza e raketave).

Sakaq asnjë institucion tjetër, as emergjencat e bashkisë apo asnjë strukture tjetër nuk ndërhyn.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: