Shirat me intensitet të lartë kanë shkaktuar sërish probleme në qarkun e Shkodrës. Mësohet se forcat e FNSH kanë evakuuar disa familje në lagjen Perash të Shkodrës.

Ky fakt është bërë i ditur nga gazetari Senad Nikshiqi për ‘BalkanWeb’. Siç shihet dhe nga pamjet, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë për të shpëtuar qytetarët, banesat e të cilëve janë përfshirë nga uji.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/Suz00JsEI6o” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Kujtojmë se prej disa kohës disa zona në këtë qark po vuajnë si pasojë e përmbytjeve, siç është dhe Oboti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: