Juventusi udhëtonte në Gjenovë ku do të përballej me Sampdorian vendëse në kuadër të javës së 17-të të Serisë A. Në “Marassi”, skuadra e Sarrit kalon e para në epërsi falë një goli shumë të bukur të Dibalës.

Argjentinasi ekzekuton në voley një harkim nga e majta dhe në diagonale thyen Auderon. Po Sampdoria përgjigjet shpejt dhe në të 35-ën, Kaprari përfiton nga një gabim i Sandros dhe mposht Bufon për rezultatin 1-1.

Gjithsesi kampionët në fuqi nuk demoralizohen dhe pa u mbyllur pjesa e parë, rikthehen sërish në avantazh me Kristiano Ronaldon, që bën një kërcim të jashtëzakonshëm me kokë duke e çuar topin në kënd.

Juventusi ngjitet 3 pikë mbi Interin, që luan nesër ndeshjen e tij, ndërsa Sampdoria mbetet me 15 pikë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb