KORÇË

Një sherr fizik në Korçë, pranë vendit të quajtur ‘Kryqëzimi i Ersekës’ ka përfunduar me plagosjen e një personi. Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra thekson se dy persona, vëllezër mes tyre, kanë dhunuar me mjete të forta shtetasin Orges Moraiti, 35 vjeç, ndërsa dy agresorët Andrea dhe Dionis Diamanti i kanë dëmtuar edhe makinën.

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen, ndërsa thotë se gjithçka ka nisur për motive banale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.11.2019, në dalje të qytetit, në rrugën Korçë-Ersekë, dy shtetasit A.D., 22 vjeç dhe  D.D., 33 vjeç, (vëllezër) banues në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin O.M., rreth 40 vjeç, banues në Lubonjë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë konfliktit, autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë dëmtuar me sende të forta, edhe mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit O.M. Në ambjentet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar të dy shtetasit A.D., dhe D.D., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: