Pesë persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën në një aksident të shtunën herët në mëngjes në Dijarbakir të Turqisë.

Mediat turke raportojnë se pesë persona, përfshirë një fëmijë kanë humbur jetën ndërsa 22 të tjerë u plagosën pasi një autobus u përmbys në rrugë në Dijarbakır”, tha kanali televiziv TRT Haber në një raport.

Sipas njoftimeve, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit duke rrëshqitur për shkak të shiut që ka përfshirë zonën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: