Premier League ka dhuruar emocione në ndeshjet e ditës së shtunë, ku nuk kanë munguar sfidat e luftuara dhe përmbysje spektakolare. Sikundër ajo që arriti dyshja Liverpul-Siti, me dy ekipet që po humbisnin 1-0 dhe kanë përmbysur çdo gjë në minutat e fundit. Sidomos “Reds”-at e Klopit, të cilët e arritën këtë gjë në çastet e fundit të sfidës, kur Robertson në të 87-ën dhe Mane në shtesë e bënë të pavlefshëm epërsinë e Aston Vilës që pat shënuar në minutën e 21-të me Trezege.

E njëjta situatë dhe “Etihad”. Sauthemptoni mori kryesimin me golin e Prous në minutën e 13-të, ndërsa përpjekjet e të zotëve të shtëpisë për të barazuar u konkretizuan në minutën e 70-të me Sergio Agueron. Katër minuta nga fundi Kajli Olker realizoi golin e triumfit, triumf që u zbeh disi nga suksesi i Liverpulit, që ruan diferencën prej 6 pikësh me Sitin.

Ndërkohë vijon rënien e lirë Mançester Junajtid. “Djajtë e Kuq” u mposhtën 1-0 në transfertë nga skuadra e Bournmauthit, më ekipin e Solskajerit, që e sheh veten në vendin e 10-të, 18 pikë larg Liverpulit dhe me trajnerin norvegjez, që është gjithnjë e më pranë shkarkimit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb