Supersfida e kësaj jave në Premier League i takon Manchester Cityt. Kampionët e Anglisë mundën 3-1 Chelsea, në shtëpi.

Blutë e Londrës shënuan që në minutën e 3-të me Madueke, pas një gabimi në prapavijën e “Qytetarëve”. Vendasit nga Manchesteri kthyen gjithçka në favorin e tyre me Gvardiol dhe Haaland, ndërsa Foden në fund siguroi fitoren.

Manchester City renditet në vendin e katërt dhe synon një vend në top-4. Chelsea, aktualisht është në vendin e gjashtë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb