Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përshkruar Londrën një ditë më parë, kanë shkaktuar përmbytje të shumta në vend.

Mediat britanike sjellin pamje, ku shihet shkalla e plotë e përmbytjes. Rrugët, shtëpitë dhe bizneset shihen “nën pushtetin” e ujit.

Në Internet janë duke qarkulluar video të shumta, ku shihen përmbytjet në të gjithë territorin e vendit. Stacioni i metrosë, Stepney Green, është mbyllur për shkak të përmbytjeve.

Sinoptikanët kanë parashikuar se këto do të jenë ditët e fundit të freskëta, pasi deri në fund të gushtit temperaturat do të jenë tepër të larta në të gjithë territorin e vendit. Një prej ekspertëve tha se ndonëse vendi është prekur nga shirat këto ditë, si dhe para disa javëve, kjo verë, ka qenë një ndër më të thatat e më të nxehtat të regjistruar për dekada.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb