Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur ditën e sotme në Turqi. Mediat e huaja shkruajnë  se në dy banda janë përplasur me armë në mes të rrugës në lagjen, Fatih Aksaray Messiah Pasa. Nga të shtënat ka humbur jetën Bahodur Barotov 26-vjeç.

Persona që janë përplasur me armë janë të ndarë, në dy grupe dhe kërcënojnë njëri-tjetrin siç shihet në video.

Në këtë përplasje është kërcënuar një biznesmeni ku edhe i është komunikuar se nuk mund të bëntë biznes në atë zonë, pa lejen e bandave.

Për këtë ngjarje policia ka ndaluar 12 persona nga Taxhikistani. Mësohet se të dyshuarit gjatë marrjes në pyetje në polici kanë thënë se përleshja ka ndodhur për shkak të një borxhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb