TIRANË

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Shkozë.  Dy makina janë përplasur mes tyre, por fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz.

“BalkanWeb” ka sigurua pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa njëri prej mjeteve pas përplasjes është përmbysur në mes të rrugës. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: