Kryeministri Rama kishte njoftuar daljen live në Facebook në orën 8.30 minuta të mëngjesit të sotëm. Por për arsye teknike, ai e nisi komunikimin pa u futur live në FB, ndërsa sinjali doli vetëm në Instagram. Kur e mësoi këtë nga stafi i tij pas disa sekondash, Rama u nxeh dhe përplasi dorën mbi tavolinë, bërtiti f*ck you dhe lidhja u ndërpre.
Pas pak minutash lidhja live u realizua në Facebook si çdo të martë e të enjte. Kur transmetimi u rikthye iu drejtua komentuesve:
“Mos u tremb se jam njeri pasionant. Kam dhe unë shpërthimet e mia, kur nuk bëhet goli para portës!”, tha ai.