Shtatë javë skualifikim dhe mirupafshim në vitin 2020! David Abraham, kapiteni i Ajntraht Frankfurtit ka marrë një dënim të rëndë pas sherrit që filloi menjëherë me goditjen me shpatull që ai bëri ndaj trajnerit Streiç të Frajburgut, skuadrës së Amir Abrashit, fundjavën e kaluar në Bundesligën gjermane.


Federata gjermane e ka gjobitur dhe me 25 mijë euro veç pezullimit të gjatë. Skualifikimi nuk vlen për Ligën e Europës, ndërsa klubi dhe lojtari kanë vendosur që të apelojnë dënimin me shpresën për të shkurtuar sado pak kohën e skualifikimit.



(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: