TEPELENË

Aksidenti i shënuar pak kohë më parë në aksin rrugor Levan-Tepelenë u shoqërua me një bilanc të frikshëm ku për pasojë dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur.

Gazetari i “BalkanWeb” dhe “News 24”, Ervis Kuçi ka siguruar pamjet nga vendi i aksidentit, i cili shkaktoi  dhe la pas viktima e të plagosur, por kjo u shoqërua edhe me panik e frikë.

Fillimisht u raportuan versione të ndryshe për ngjarjen e rëndë, ndërsa më pas policia ka sqaruar të gjithë dinamikën e përplasjes fatale. Sipas saj, gjithçka ka nisur  teksa një mjet ka përplasur një këmbësor dhe pasagjerët e tjerë janë ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit.

Në këto momente,  për fatin e tyre të  keq një makinë tip “Opel” është futur në parakalim dhe për pasojë ka përplasur pasagjerët, të cilët në ato momente po i jepnin ndihmë të dëmtuarit. Viktima të këtij aksidenti kanë mbetur Fetah Shahaj, 64 vjeç dhe Durim Lamaj, 55 vjeç, ndërsa të plagosurit janë Haxhi Lamaj, Menyre Lamaj, Agron Cocalli, Jorgo Meraj si dhe Sokol Dhima.

Mësohet se 5 të plagosurit ndodhen në kujdesin e mjekëve në spitalin e Fierit dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb