FIER- Një aksident i frikshëm që gati ka lëvizur nga vendi një autobus ka ndodhur pak momente më parë në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur Vajkan.

Gazetari Ervis Kuçi ka mundur të sigurojë për “BalkanWeb” një video pak minuta pas ngjarjes, ku duket qartë dëmtimi në pjesën e përparme të mjetit. Si pasojë e këtij aksidenti mësohet të ketë marrë plagë drejtuesi i automjetit që është përplasur me autobusin, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Në datën 06.06.2018, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Vajkan”, mjeti tip “Fuoristradë” me drejtues shtetasin B.B, 35 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me mjetin autobus, me drejtues shtetasin A.N, 36 vjeç, banues në Shkodër.

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i fuoristradës, shtetasi B.B i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Asnjë nga pasagjerët e autobusit nuk ka llndime.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
busi2

busi3
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: