Një sherr mes disa të rinjve dhe efektivëve të policisë ka ndodhur sot në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti sjell në redaksinë e “BalkanWeb” videon, që tregon momentin e përplasjes fizike, ku shihen se disa të rinj konfrontohen me një efektiv.

Ky i fundit ka shkuar t’i kontrollojë çantën një të riu, por ky i fundit ka refuzuar. Menjëherë në ndihmë të tij i kanë ardhur edhe shokët, të cilët shihet se i kundërvihen ashpër policit.

Gjatë sherrit, ku dëgjohen edhe fjalë të pista e sharje, kanë ndërhyrë edhe një grup tjetër policësh, që i vijnë në ndihmë kolegut të tyre, duke arrestuar njërin prej të rinjve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: