Situata në Kent nuk është aspak e qetë edhe pse Franca nga sot ka rihapur kufirin me Britaninë e Madhe.

Janë 3 mijë e 800 kamionë të bllokuar teksa secili shofer pret të bëjë një tampon me shpresën se do i rezultojë negativ.

Përplasje ka pasur në Kent ditën e sotme pasi shoferët janë shqetësuar nga situata dhe u përplasën me policët. Gjithsesi situata po vjen drejt zhbllokimit pasi kamionët e parë po lëvizin nga ‘parku i përkohshëm’ në Kent.

Franca ishte vendi i parë që mbylli kufirin me Britaninë e Madhe pasi në ishull u zbulua varianti i ri i COVID-19 shumë më i transmetueshëm se i mëparshmi. Pas saj edhe mbi 50 vende të tjera ndoqën të njëjtën metodë, por Franca u bë edhe vendi i parë që i rihapi kufijtë me Britaninë e Madhe në bazë të një marrëveshjeje që disa kategori të lejohen të kalojnë vetëm me test negativ jo më të vjetër se 72 orë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb