Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin ndërgjegjësues të shkrimtares Rita Petro lidhur me rihapjen dhe masat ndaj koronavirusit.

Petro thotë se ajo që çfarë deshim ndodhi, por tani prej lehtësimit të masave jemi më të pambrojtur nga koronavirusi.

Shkrimtarja lajmëron se shtrëngimi i duarve apo përqafimet si rrezik për transmetueshmërinë e koronavirusit do mungojnë dhe pak, por e rëndësishme është që sakrifica bëhet në emër të dashurisë për jetën.

STATUSI I OGERTA MANASTIRLIUT
Mesazh ndërgjegjësues i shkrimtares Rita Petro“Të ruajmë distancën nga njëri-tjetri, pa e humbur mirësjelljen. Shtrëngimi i duarve, përqafimi, do të na mungojë edhe për ca kohë, derisa të dalë vaksina e re. Por e rëndësishme është që e gjithë kjo sakrificë bëhet në emër të dashurisë për jetën” – Ju lutem dëgjoni apelin e shkrimtares Rita Petro

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb