Një dorë e zgjatur më shumë seç duhet dhe disa fjalë më tepër. Kun Aguero ka përfunduar në qendër të polemikave pas gjestit të tij në ndeshjen e fundit mes Manchester City dhe Arsenalit.

Sulmuesi argjentinas kapi nga qafa asistenten e arbitrit kryesor gjatë protestave të tij për një vendim në vijën anësore. Aguero është kritikuar nga mediat, teksa duhet të sqarojë sjelljen e tij në një kohë që pamjet po shpërndahen me shpejtësi në rrjetet sociale.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb