Rreth 10 mijë banorë të zonës së Malziut në Kukës janë izoluar dhe nuk kanë asnjë mundësi për të komunikuar me qytetin e Kukësit si pasojë e rrëshqitjes së një masivi të mineralit të kromit nga mali në rrugën që e lidh zonën me Kukësin.

Sipas ekspertëve shkak për rrëshqitjen e masivit të mineralit është bërë intensiteti i lartë i reshjeve të shiut të pak ditëve më parë. Një banor i zonës ka dërguar videon në Balkanweb dhe bën apel për ndihmë pasi prej ditësj janë izoluar.

Rrëshqitja ka ndodhur në aksin rrugor Kukës-Fushë Dukagjin të rrugë së vjetër Kukës Tiranë ndërsa kërkohet edhe ndërhyrja e mjeteve të rënda për të larguar inertet e rënë në rrugë.

Me ketë rrugë banorët e Malziut lidhen me rrugën e Kombit. Rruga është pa kalueshme ndërkohë që situata është ndjekur nga afër nga shtabet e emergjencave civile të Prefekturës dhe Bashkisë Kukës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: