Peruja do të jetë rivalja e Brazilit në finalen e madhe të 7 korrikut të Kopa Amerikas, finale që do të luhet në mitikun “Marakana” të Rio De Zhaneiros. Peruja e Garekës është supriza e këndëshme e këtij edicioni të trofeut më të lakmuar, e cila ka arritur të elimonojë Kilin favorit me një rezultat të pastër 3-0 dhe ka rigjetur finalen për herë të parë që pas vitit 1975. Përballë është Brazili organizator, që nga ana e tij kërkon ta fitojë trofeun pas një mungese 12-vjeçare.

Perru
Perru

Në sfidën e luajtur në “Arena de Gremio”, Peruja ka befasuar Kilin që në pjesën e parë. Fillimisht skuadra e drejtuar nga Gareka ka realizuar golin e epërsisë falë një diagonaleje të saktë nga ana e Flores në minutën e 21-të, ndërsa 7 minuta nga fundi i pjesës së parë, një dalje aventureske e portierit Arias, i jep mundësinë Karijos që të harkojë në hyrje të zonës për Juton, i cili godet saktë duke e çuar Perunë në epërsinë e dy golave në dhomat e zhveshjes.

Peruja
Peruja

Kili kërkon të reagojë. Ekipi i Ruedës hidhet në sulm dhe i afrohet golit në disa momente, por gardiani peruan Gajese, bëhet heroi i mbrëmjes me pritje vendimtare, që ruajnë epërsinë e çmuar të ekipit të tij. Në kohën shtesë, Peruja do të gjejë dhe golin e tretë me veteranin Paolo Gerrero, që realizon për shifrat 3-0 pas asistit të Tapias. Në minutën e 94-ët Kili kishte mundësinë të shënonte golin e nderit, pasi penalltisë së akorduar nga VAR-i, Vargas kërkon të realizojë me panenka, por Gajese nuk lëviz nga vendi, duke e kuptuar qëllimin e kilenit dhe duke e neutralizuar goditjen e tij.

Tashmë do të kemi sërish një Brazil-Peru, ekipe të cilat u ndeshën dhe më 22 qershor në fazën e grupeve, me verdhjeshilët që triumfuan thellë 5-0. Natyrisht që skuadra e Tites është e favorizuara, por në një finale asnjëherë nuk i dihet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb