Recetë nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 kg ngjala
2 qepë të thata
2-3 patate
2-3 thelpinj hudhër
1 spec të kuq
1 spec djegës jeshil
1 domate
½ lëng limoni
1 lgj gjalpë
2-3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper
1 ½ gotë lëng perimesh

Përgatitja

Vendosim fillimisht në furrë të nxehtë një tavë balte ose një tavë të zakonshme.

Në një tigan me vaj ulliri vendosim ngjalat të spërkatura me kripë dhe piper dhe i skuqim pak nga të gjitha anët.

I largojmë ngjalat nga tigani dhe aty kaurdisim qepën me hudhrat, specin djegës dhe specin e kuq. Pas 2-3 minutave shtojmë patatet, kripë, piper dhe lëng limoni.

Nxjerrim tavën nga furra, e lyejmë me pak gjalpë, shtojmë perimet e kaurdisura dhe mbi to vendosim ngjalat. Hedhim lëngun e ngrohtë të perimeve dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 180-200 gradë për 40-45 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: