(Recetë nga znj Eneida)

Përbërësit
Për brumin:
12 gr maja
300 ml ujë të vakët
1 lugë kripë
1/2 lugë sheqer
Afërsisht 600 gr miell
Mozzarella Zott
Djath blu
2 pako salçiçe Perutnina Ptuj
Pak salcë
Vaj ulliri

Përgatitja
Tek uji i vakët shtojmë majanë. Më pas shtojë miellin, kripën dhe sheqerin dhe ngjeshim brumin. E lëmë të vijë 40 minuta dhe më pas e punojmë.

E hapim brumin në formë të rrumbullaktë dhe në 2 anë vendosim salçiçet. I mbyllim duke i dhënë formën e varkës. Në mes e lyejmë me pak salcë, vendosim mozzarella dhe djath blu. I lëmë të vijnë 20 minuta akoma dhe më pas i pjekim në 200 gradë derisa të fryhen e të marrin ngjyrë të artë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: