Lewis Hamilton pavarësisht se e nisi i pari dhe e përfundoi i dytë Çmimin e Madh të Silverston, bëri një paraqitje spektakolare pasi në xhiron e parë mori një përplasje nga Kimi Raikkonen, i cili e detyroi britanikun të dilte i fundit.

Pas përfundimit të kësaj gare ku piloti i “Ferrari-t” Sebastian Vettel e çoi në 8 diferencën e pikëve për pilot, britaniku Hamilton u shpreh: “Problemi i garës sime? Ferrari më goditi. Por ne gjithmonë do të luftojmë, falënderoj publikun për mbështetjen e tyre të madhe.”

Ndërkohë më pas Hamilton përdori ironinë për skuderinë “Ferrari”: “Taktikat e tyre janë interesante… Por ne do të bëjmë gjithçka për t’i luftuar ata dhe për t’u përmirësuar në garat e ardhshme. Unë falënderoj shumë publikun për mbështetjen që më ka dhënë”- ishin fjalët e britanikut.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb