Pique, futbollisti i cili shkaktoi penalltinë në ndeshjen Portugali-Spanjë, e akuzoi Cristiano Ronaldo-n si stimulues, duke deklaruar se 11-metërshi u mor nga portugezi falë aftësive aktruese.

Së fundmi, nga qendra stërvitore e Spanjës, ka ardhur një video thumbuese për Cristiano Ronaldo-n.

Dy shokët e tij te Real Madrid, Sergio Ramos dhe Nacho, kanë improvizuar një stimulim në mesin e fushës, duke lënë të kuptohet se po imitojnë Ronaldo-n. Edhe pse të tre janë shokë skuadra, portugezi mund të mos e presë mirë gjestin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb