Ish-trajneri i ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi është shoqëruar nga policia mëngjesin e sotëm për t’u marrë në pyetje për dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve të ekipit të Laçit U 17.

Në videon e shpërndarë në WEB shihet se trajneri Tarazhi qëllon me radhë futbollistët e tij pas një ndeshjeje ku me sa duket kanë humbur dhe i ka ofenduar ata.

Për këto veprime policia reagoi mënjeherë duke e thirrur Tarazhin, për ta marrë në pyetje dhe për të sqaruar ngjarjen.

“Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola, dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi? Pisa. S’ju vje turp, maskarenj.
Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si jua bëjnë golin ju të dyve? Asnjë nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor? Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor e kafe, nuk ju vjen turp. Ai ekip lask***sh atje, me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në dash fitoni, në dash humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t’i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin. Ulu këtu, ulu këtu, këtu”, dëgjohet duke thënë Tarazhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb