Recetë nga Znj Katerina
Përbërësit
2 filxhanë miell
½ filxhan kos
1 kokërr vezë
1 lugë vaj ulliri
1 lugë kafeje sodë buke
1 lugë kafeje kripë
Vaj për skuqje
Përziejmë të gjithë përbërësit e pites dhe realizojmë një brumë të butë si për të hapur peta. E lemë brumin të pushojë për 10-15 minuta mbuluar me pecetë kuzhine.
Më pas e ndajmë brumin në toptha dhe secilin topth e hapim në disqe të vogla. Në një tigan që nuk ngjit hedhim 4-5 lugë vaj dhe sapo të ngrohet vendosim pitet t’i pjekim nga të dyja anët.
(Vila24/BalkanWeb)