Receta nga Znj Eneida
Përbërësit

2 gjokse pule
2 vezë
1 gotë miell
Thërrime buke
Misër i zierë
Sallatë jeshile
1 spec i kuq
Pite për tacos
Salcë me mjaltë e mustardë
Fara susami
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
Kurkuma
Majdanoz

Përgatitja
Gjoksin e pules e presim në feta, e marinojmë me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe kurkuma. E kalojmë në miell, vezë, bukë të thërrmuar dhe e vendosim në tavë. I spërkasim me vaj ulliri dhe i pjekim me 220 gradë për 30 minuta.
Pitet i ngrohim, u shtojmë sallatë, feta speci të kuq, misra dhe fileto pule. Shtojmë dhe salcën dhe i servirim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: