Ky është momenti i tmerrëshëm kur disa fshatarë të zemëruar në Malajzi kapën një piton gjigand pasi ai kishte ngrënë dy nga dhitë e tyre dhe nuk mundi të lëvizte dot nga pesha. Zvarraniku i pangopur, i cili ishte 5 metra i gjatë, hëngri dy kafshët e fermerëve pasi mundi të hynte në fshatin rural në qytetin Pahang. Më vonë fshatarët u tronditën pasi gjetën gjarprin në baltë ndërkohë që treste vaktin e sapo ngrënë.

Trupi i pitonit ishte pothuajse 3-fishuar pas kullufitjes së dy dhive. Fshatarët që zbuluan zvarranikun kishin frikë t’i afroheshin krijesës dhe më pas filluan ta ngacmonin me shkopinj. Megjithatë gjarpri nuk mundte të mbrohej për shkak të peshës.

“Hëngri dy dhi të fshatit dhe nuk mund të lëvizte më. Ky është pitoni më i gjatë që kam parë në jetën time,” tha një prej banorëve të zonës.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: