Katër vite të mbushur me suksese nuk mund të harrohen dhe Miralem Pjaniç e ka shfaqur këtë në një festë familjare ku ishin prezentë të afërm dhe miq të boshnjakut. Festa u zhvillua në Luksemburg për të festuar tranfserimin e mesfusorit te Barcelona.

Boshnjaku, që në fund të këtij sezoni sportiv do të lërë Juventusin për të shkuar në Katalonjë, nuk ka mundur të mbajë lotët. Lotë të ndjenjave të dyfishta, ato të lidhjes së fortë mes lojtarit, Torinos dhe popullit bardhezi dhe të lumturisë për arritjen e një etape tjetër të rëndësishme në karrierë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb