Policia gjen armën me të cilën u plagosën 5 persona sot në Laç.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se arma e përdorur ka qenë pistoletë dhe ishte hedhur nga autori në një kantier ndërtimi, i ndodhur pranë vendit të ngjarjes.

Të plagosur nga të shtënat mbetën Angjelina Gjezaj 58 vjeçe, Amarildo Ndoj 26 vjeç, Liridon Ismaili 26 vjeç, Daniel Gjeloshi 26 vjeç dhe Geri Bitri 24 vjeç.

Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt mes disa të rinjve.

Të lënduar nga ngjarja mbetën edhe kalimtarë të rastit. Angjelina Gjezaj ishte 58-vjeçare e cila në momentin kur ndodhi konflikti po ecte në trotuar dhe mori një plumb në këmbë. Gruaja ishte shitëse dhe tregtonte qirinj pranë Gjykatës së Kurbinit.

Policia njoftoi se kishte identifikuar autorin e ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb