BalkanWeb sjell pamjet e para nga plagosja këtë mbrëmje në qendër të Korçës. Siç duket nga pamjet, plagosja ka ndodhur pranë një lokali. 40-vjeçari Ergyst Shtylla është goditur me thikë nga një person i paidentifikuar.
Sipas informacioneve, mësohet se të plagosurin e kanë çuar në spital me automjet privat, ndërsa raportohet se nuk ka gjurmë pranë vendit të ngjarjes.
Policia po sekuestron kamerat e sigurisë që ndodhen në lokalet pranë vendit ku ka ndodhur plagosja, për të bërë të mundur identifikimin e autorit të plagosjes.
(Balkanweb)