TIRANË

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. “BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendngjarja, ku shihet një person i shtrirë në tokë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka rrethuar zonën me shirit dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se i plagosur me thikë ka mbetur një 15-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale J. K., rreth 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb