Milani i ri nis nga ai i fund sezonit të shkuar, protagonistët janë të njëjtë, sërish ai që bën diferencën është Zlatan Ibrahimovic. Gjigandi suedez dhuroi një paraqitje fantastike përballë Bologna, realizoi një “dopjetë” por mund të kishte shënuar dhe më shumë, në fund të fund është thjeshtë një njeri normal pavarësisht se janë të radhë lojtarët që mund të bëjë gjëra të tilla në moshën e Ibrës: Nëse do të isha 20 vjeç mund të kisha shënuar dhe dy gola të tjerë por fatmirësisht jam 39-të”, ishte batuta e Ibrës në përfundim të sfidës. Në fakt suedezi e kishte një mundësi të tillë, ekipi i Piolut funksioni në perfeksin duke shërbyer shpesh Ibrën në zonë.

Goli i avantazhit erdhi në minutën e 35-të pas një krosi perfekt nga Hernandez. Me fillimin e pjesës së dytë, Ibrahimovic shënoi dhe golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund me Milan që e nis e këmbën e mbarë këtë edicion të Serie A. Natyrshëm që tifozët kuqezi shpresojnë që këtë sezon të arrijnë diçka më shumë, por Ibra nuk zhbalancohet kur pyetet për objektivat: “Objektivi është të bëjmë më mirë se sa sezoni i shkuar, lojtarët e rinjë po bëjnë mirë. Punojnë, dëgjojnë dhe kanë disiplinë, pas gjashtë muajve të fundit e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Këtë vit duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, të luajmë me besim sikur të ishte gjithnjë një finale. Objektivat janë të larta por mos më pyesni më shumë se janë sekret”, e mbylli Ibra me batutë intervistën e tij pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb