Tensione deri në përdorimin e dhunës fizike janë regjistruar sot në parlamentin e Kuvajtit. Mësohet se ministrat e kabinetit qeveritar janë përleshur fizikisht me deputetët e opozitës. Mediat e huaja raportojnë se në seancë po diskutohej buxheti vjetor.

Që në nisje të seancës deputetët opozitarë zunë vendet e ministrave, pasi protestuan ndaj “korrupsionit” në vend, ndërsa disa kolegë të tyre godisnin tryezat për të ndalur fjalimet në sallë.
Deputeti i opozitës kuvajtiane, Abdulaziz Al-Sakabi tha se “Problemi ynë nuk është me buxhetin. Problemi është te qeveria”.

Teksa komentoi ngjarjen, kryetari i Parlamentit të Kuvajtit, Marzouk Al-Ghanim pohoi se; “Ne kemi të drejtë të kërkojmë një seancë të posaçme pasi seanca u ndërpre”. Pavarëisht tensioneve në sallë, buxheti vjetor i vitit 2021-2022 u miratua.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: