Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës është mbyllur me një sukses të bardhebluve, por edhe me momente tensioni. Gjithçka ka përshkallëzuar me përplasjet e tifozerive në fushën e lojës pas vërshëllimës përfundimtare.

Kur gjyqtari Xhaja sinjalizoi skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjeve për mbylljen e sfidës, tifozët bardheblu hynë në fushë duke festuar me lojtarët e tyre. Nga ana tjetër, nisën protestat e tifozëve të Partizanit dhe shumë prej tyre kapërcyen rrethimin e hynë gjithashtu në fushë.

Kjo bëri që mes palëve të kishte përplasje, pavarësisht ndërhyrjes së stjuardëve, teksa palët nuk kursyen as gjuajtjet me sende të forta, e me stolat që thyen në tribunat e “Air Albania” për disa minuta kaosi të shëmtuar.

Në videon e siguruar nga “Panorama Sport” pas sfidës, shihet situata e stadiumit ku tribunat duken pjesërisht të zhveshura nga stolat, sidomos në zonat ku ishin vendosur ultrasit.

Ndërsa edhe copat e stolave janë të gjithë në fushën e lojës, ku u zhvillua ajo betejë mes mbështetësve të dy ekipeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb