Po zhvillohet mes debateve të forta seanca plenare në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk po lejojnë vazhdimin e seancës plenare, ndërkaq deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka këputur mikrofonin e foltores.

Deputetët e PDK-së dhe AAK-së kanë qëndruar në pjesën e foltores dhe nuk lejuan vazhdimin e seancës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas kësaj ka ftuar shefat e grupeve parlamentare në mbledhje.

Ndryshe, sot para Kuvendit të Kosovës po protestojnë veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre.

Ata po brohorasin “poshtë Qeveria Kurti”, “poshtë Vjosa Osmani”, “jashtë Albin Kurti”, ndërkaq, nuk po kursejnë edhe fjalët banale drejtuar disa prej deputetëve të partisë në pushtet.

Pas kësaj situate, Konjufca i ka ftuar kryetarët e Grupeve Parlamentare për të diskutuar mbi vazhdimin e seancës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb