Që këto nuk janë kohë të qeta për Paris SG, kjo dihej. Por situata nuk pritet të ndruyshojë, përkundrazi është përkeqësuar. Meritë për këtë kanë vetë futbollistët, më saktë Mauro Icardi, Angel Di Maria dhe Edison Cavani. Të tre kishin ditëlindjen më 14 shkurt, ndërsa vendosën të organizonin një festë të përbashkët.

Deri këru nuk ka asgjë të keqe, por koha e zgjedhur për të festuar nuk ishte e duhura. Pamjet e publikuara dhe që po bëjnë xhiron e botës tregojnë se si, thuajse të gjithë futbollistët e Paris SG “tërbohen” mes alkoolit dhe muzikës latine pas humbjes së rëndë në Champions League kundër Borussia Dortmund.

Kjo festë nuk është pritur aspak mirë në klub dhe nga trajneti Tomas Tuchel, që vetëm një muaj më parë kishte folur hapur kundër festës së organizuar nga Neymar. Tifozët kanë nisur një fushatë të ashpër akuzash në rrjetet sociale, teksa edhe mediat franceze nuk I kanë kursyer akuzat.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb