“Titulli i 29-të kampion erdhi në #OnThisDay në vitin 2006”! Juventusi kujtoj kështu në profilet e saj në rrjetet sociale triumfin e 14 majit të 14 viteve më parë, atë të titullit numër 29 në historinë bardhezi, ku në fushën neutrale të Barit, mposhti Rexhinën me shifrat 2-0, ku golat u shënuan nga Trezege dhe Del Piero.

Kjo gjë ka bërë që tifozët e Juves dhe Interit të përplasen në rrjetet sociale, pasi ky titull iu dha në tavolinë Interit pasi edhe Roma e vendit të dytë u dënua me zbritje pikësh. Bardhezinjtë u zbritën në fund të renditjes dhe u dërguan në Serie B nga drejtësia sportive, që vulosi titullin për zikaltërit për të cilët nuk u dha një vendim brenda kohës së gjyqit, që e arkivoi në këtë mënyrë këtë çështje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb