Nga znj Katerina
Përbërësit

500 gr fasule pllaqi
2 qepë të thata
3-4 thelpinj hudhër
1 degë selino
1 filxhan vaj ulliri
1-2 tufëza majdanoz
1-2 karrota
1-2 gjethe dafine
1 filxhan pure domate
1 lugë salcë domate
1 spec djegës
1 lç pekmez rrushi
Kripë, piper

Përgatitja

I lajmë mirë pllaqitë dhe i vendosim në ujë të ftohtë që në darkë.

Të nesërmen i shpëlajmë dhe i vendosim në një tenxhere me ujë të ftohtë me 1-2 gjethe dafine. Fillimisht temperaturën e sobës e kemi të lartë, pastrojmë shkumën e fasuleve herë pas here dhe më pas ulim temperaturën dhe i lemë pllaqitë të ziejnë ngadalë për rreth 45-50 minuta.

Grijmë të gjitha perimet dhe i vendosim në një tavë ku i spërkasim me kripë dhe piper.

Tek fasulet pllaqi shtojmë 1 spec djegës dhe purenë e domates të trazuar me salcën e domates dhe me vajin e ullirit. I lemë fasulet të marrin 2-3 valë me salcën dhe më pas i hedhim tek tava me perime. Shtojmë erëzat sipas dëshirës dhe e vendosim tavën me pllaqi në furrë në temperaturën 180-200 gradë për 1 orë – 1 orë e 20 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: