Sipas studiuesve, jetëgjatësia është jeta mesatare e pritshme në kushte ideale dhe kjo të fundit dallon nga një person në një tjetër.

Disa mund të thonë se gjenetika është e rëndësishme. Por, edhe në qoftë  se të parët tuaj nuk kanë jetuar gjatë, kjo nuk do të thotë që ju do të jetoni sa ata. Gjenetika mund t’ju ofrojë vetëm 30 për qind të jetëgjatësisë. Pjesa tjetër është mbi ju dhe çdo gjë është nën kontrollin tuaj, si sjellja, dieta dhe mënyra e jetesës.

Ndërsa shumë njëqindvjeçarë thonë se dieta, stërvitja dhe një mënyrë jetese e shëndetshme kanë kontribuar në jetëgjatësinë e tyre, ndëresa shumë të tjerë e hedhin poshtë një teori të tillë.

Një prej tyre është 125-vjeçari (disa argumentojnë se 117, dhe disa 135, nuk është konfirmuar saktësisht, pasi nuk ka asnjë kopje e certifikatës së lindjes) njeriu i vjetër nga Libani Suliman Al-Mul, i cili pi duhan për 80 vite radhazi, shkruan KP.

Ai është aq energjik dhe ecën çdo ditë rreth tre kilometra, dhe ka një djalë shtatë vjeçar. Ai u martua dy herë, gruaja e tij e parë vdiq para shumë vitesh, me të cilën kishte shtatë fëmijë. I moshuari tani jeton me gruan e tij të dytë dhe kjo e fundit ka deklaruar se bashkëshorti i saj është ende në kërkim të grave të tjera. Mes tjerash, i moshuari ka treguar se sekreti i jetëgjatësisë së tioju është ushqimi i shëndetshëm.

“Sekreti është në llojin dhe cilësinë e të ushqyerit. Unë ha aq sa kam nevojë. Mos iu afroheni ushqimeve që kanë përbërës të panjohur dhe qëndroni larg nga vajrat e prodhuara në treg. Vaj, ulliri i pastër, mjaltë dhe gjalpi i pastruar i dhisë është një eliksir për shëndet të mirë dhe jetë të gjatë, “, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb