Diplomati Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara shprehet se në Shqipëri ka një devijim të demokracisë dhe mungesë totale të institucioneve.


Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Nesho tha se parlamenti në vend është jofunksional dhe Presidenca si i vetmi institucion i pakapur, po goditet.


“Në Shqipëri kemi  një devijim të demokracisë. Fenomeni autoritar i lidershipit është i shprehur. Kemi një mungesë totale të institucioneve. Parlamenti është jofunksional. I vetmi institucion që ka mbetur edhe ai po goditet dhe është ai i Presidentit të Republikës dhe mund të mundësonte një balancë të pushtetit.


Të gjitha këto tregojnë që evidentimet nga ana e kryeministrit janë më tepër një shprehje që shoqëron retorikën e tij sesa është situata reale në vend. Vendi ka nevojë për t’iu rikthyer demokracisë funksionale dhe kjo vjen vetëm në një mënyrë, nëpërmjet zgjedhjeve të reja”, deklaroi Nesho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb