Reperi, Rigels Rajku i njohur ndryshe si “Noizy”, mbrëmë ka perfomuar në një prej diskotekave në Prishtinë.

Ndërkohë që performonte përpara fansave të tij ai u përball me një incident të pakëndshëm.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet teksa nuk e ka kontrolluar dot veten në skenë dhe është rrëzuar mbi turmën e fansave.


Kanë qenë truprojat e tij ata që kanë ndërhyrë dhe e kanë rikthyer sërish në skenë Noizyn.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb