Masimiliano Nebuloni, gazetari i SKY Italia është trembur për vdekje mbrëmë në qendrën stërvitore të Interit në “Appiano Gentile”. Nebuloni ndodhej aty për të raportuar të rejat e fundit para përballjes së madhe të ditës së shtunë mes Juventusit dhe Interit.

Teksa po përgatitej të lidhej drejtpërdrejt një makinë i vjen me shpejtësi nga pas gazetarit i cili tenton të shmanget i trembur. Makina ndalon në momentin e fundit dhe në timon shfaqet duke qeshur trajneri zikaltër Luçiano Spalleti.

Nebuloni mbushet me frymë pas kësaj situate dhe kupton se ishtë një shaka e teknikut italian i cili shfaqet në një humor të mirë pak orë para përballjes për titull me kampionët aktual.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb